Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Avokati, Gylsen Zhllima shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një tjetër emër ka shpallur kandidaturën e tij për kryebashkiak të Tiranës.

Avokati Gylsen Zhllima me anë të një postimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar kandidimin e tij. Zhllima ka prezantuar dhe sloganin me të cilin do të garojë, i cili është “Tirana vizioni ynë”.

Deri më tani, kandidaturën e kanë zyrtarizuar aktori Florjan Binaj, politologu Ermal Hasimja, drejtori i Institutit për Bashkitë, Agron Haxhimali dhe drejtuesi i Lëvizjes “Bashkë”, Arlind Qori.

Kujtojmë që nga kampi socialist është zyrtarizuar si kandidate Ogerta MAnastirliu. Ndërsa opozita vendosi të mbështesë kandidatët e pavarur.

Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit do të mbahen më 9 nëntor 2025.

Përveç Tiranës, zgjedhje do të ketë dhe në bashkitë e Matit, Tepelenës, Beratit, Cërrikut dhe Vlorës.

The post Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Avokati, Gylsen Zhllima shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: