GJKKO refuzoi ta lironte, Meta apelon në shkallën e dytë vendimin e arrestit me burg

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-presidenti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, apelon në shkallën e dytë të GJKKO vendimin për lënien e tij në masën e arrestit me burg.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të refuzojë kërkesën për lirimin me kusht të ish-Presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në arrest në burg.

Vendimi u mor më 19 shtator nga shkalla e parë që refuzoi revokimin e masës së kërkuar nga Meta. Kreu i Partisë së Lirisë tani e ka ankimuar vendimin.

Meta ka kërkuar rishikimin e masës së sigurisë, duke kërkuar një lehtësim të saj.

Meta qëndron në paraburgim prej 21 tetorit të vitit të kaluar.

Në dosje, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për: korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, në lidhje me lobimin e LSI në SHBA.

Nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, dhe shtetasit Pirro Xhixho e Ema Çoku akuzohen gjithashtu për pastrim parash dhe korrupsion. Konkretisht, Xhixho për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, në bashkëpunim.

The post GJKKO refuzoi ta lironte, Meta apelon në shkallën e dytë vendimin e arrestit me burg appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: