Krujë/ Lëvizte me pistoletë në automjet, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili lëvizite me pistoletë në automjet. Egeralt Mziu u ndalua në fshatin Luz të Krujës, ku arma iu gjet e fshehur poshtë sendiljes.

Gjithashtu u prangosën edhe dy pasagjerët  Enis Dema dhe Ilir Dobrozi për moskallëzim krimi.

“Nga kontrolli në automjetin që drejtonte 38-vjeçari, në fshatin Luz, Krujë, në të cilin ishin pasagjërë 2 të arrestuarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje”, informuan blutë.

The post Krujë/ Lëvizte me pistoletë në automjet, arrestohet 38-vjeçari (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: