U qëllua me armë në sallën e gjyqit, ndërron jetë gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja! Plagosen 2 të tjerë, arrestohet autori

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Një person është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Megjithe ndihen  e pare gjyqtari Astrit Kalaja mësohet se nuk ka mundur tia dale dhe ka nderruar jete.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Autori Gjon Shkëmbi është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma.

Mesohet se  të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dinamika e ngjarjes është e paqartë, pasi nuk dihet se si autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, pasi në hyrje të saj ka një detektor metalik.

The post U qëllua me armë në sallën e gjyqit, ndërron jetë gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja! Plagosen 2 të tjerë, arrestohet autori appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: