Vrasja e gjyqtarit, kjo është prona që çoi palët në konflikt

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Godina e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër është burimi i konfliktit mes disa palëve që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë dhe plagosjes së dy të tjerëve.

Ndërkohë janë publikuar pamjet e kësaj godine në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës. Në këtë godinë strehohen 31 familje. Ndërsa familja Shkambi pretendon pronësinë e të gjithë godinës.

Në vitin 1992, 31 familjet familje me vendim të Bashkisë së Shkodrës u vendosën në godinën e ish-Shkollës së Rezervave të ndërtimit. Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara.

Ndërsa familja Shkambi kërkon të nxirren jashtë 31 familjet. Në gjyqin e sotëm, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm dha vendim jo në favor të autorit dhe familjes së tij.

The post Vrasja e gjyqtarit, kjo është prona që çoi palët në konflikt appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: