Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Partia Socialiste ka thirrur kryesinë ku dhe do të zhvillojë sot një mbledhje në orën 18:00 në selinë e Partisë Socialiste. Kjo do të jetë një mbledhje organizative me fokus kryesor tek zgjedhjevet e pjesshme lokale.
Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Bashkitë që do të hyjnë në zgjedhje të parakohshme janë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë. Në tre bashki Berat, Mat dhe Tepelenë, kryetarët dhanë dorëheqjen për tu bërë deputetë. Në Cërrik, kryetari i bashkisë Andis Hasalla u emërua në kabinetin qeveritar si Ministër i Bujqësisë. Në Vlorë kryetari i bashkisë Ermal Dredha dha dorëheqjen pas sulmeve të Ramës. Ndërsa në Tiranë Veliaj u shkarkua nga Këshilli Bashkiak me urdhër nga kryeministri Rama.
The post Partia Socialiste thërret kryesinë, mbledhje organizative për zgjedhjet appeared first on Lapsi.al.
