Maxhoranca bllokon interpelancën me Ramën, Bardhi: Po shkelni Kushtetutën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi zbulon se Kuvendi nuk ka përfshirë në rendin e ditës  kërkesën e PD-së për interpelancën urgjente me kryeministrin lidhur me fondet e IPARD, duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

Githashtu nuk është hedhur në votim kërkesa e PD-së për mocion.

“Keni sjellë rendin e ditës, por mungojnë dy çështje që i keni detyrim. E para, interpelanca urgjente me Kryeministrin. Kjo duhej të ishte pika e parë e rendit të ditës, dhe duke mos e përfshirë, ju keni shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. E dyta, është e vërtetë që nuk kemi gjetur konsensus për dy mocione në Konferencën e Kryetarëve. Megjithatë, Rregullorja ju detyron që kërkesat për mocionet të vijnë në Kuvend dhe të hidhen në votim”, tha Bardhi.

Po ashtu, ai akuzoi kreun e Kuvendit, Niko Peleshi se që nga momenti kur u votëbesua në Kuvend, ai ka shkelur Kushtetutën.

“Ju, zoti Kryetar, në mënyrë të habitshme, vazhdoni të shkelni Kushtetutën dhe Rregulloren. Keni një muaj që keni marrë besimin e mazhorancës dhe, pas kësaj, do të duhej të silleshit si Kryetar Kuvendi në respekt të Kushtetutës. Por ju nuk e bëni këtë, përkundrazi, e shkelni në mënyrë sistematike Kushtetutën”, deklaroi Bardhi.

The post Maxhoranca bllokon interpelancën me Ramën, Bardhi: Po shkelni Kushtetutën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: