Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 51-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës duke tentuar të nxirrte jashtë Shqipërisë një shumë të konsiderueshme parash pa e deklaruar konform ligjit.

Gjatë një procedure rutinë shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontroll në çantën e shtetasit të identifikuar me inicialet F. S., banues në Greqi, ku kanë gjetur 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, të cilat nuk ishin deklaruar.

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj 51-vjeçarit, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

The post Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: