Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes dhe një Toyota. Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.
Dy persona kane mbetur të lënduar, dhe janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal Fier Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
gijotina.com/
The post Përplasen 2 makina pranë spitalit Memorial në Fier, 2 persona përfundojnë në spital appeared first on GIJOTINA.
