Vrasja e gjyqtarit/ Nis hetimi për Elvin Shkambin dhe dy të tjerë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal lidhur me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja dy ditë më parë në sallën e gjyqit teksa po jepte një vendim për çështje pronësie.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Elvis Shkambi, një prej palëve në procesin që po gjykohej nga i ndjeri, po hetohet për 3 akuza penale “Vrasje e fuksionarëve publik”, “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyse dhe municionit”.

Xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi i pranishëm në sallën e gjyqit, dyshohet se ka qenë në dijeni se nipi i tij ka patur armë me vete dhe ka qenë në dijeni të planeve të tij për të vrarë gjyqtarin e Apelit nëse do jepte një vendim në dëm të tyre.

Sakaq, roja i sigurisë së Gjykatë së Apelit, Banush Koxhaj po hetohet për “Shpërdorim detyre” pasi nuk ka kryer kontroll fizik në momentin që Elvisi hyri në gjykatë për seancën, i armatosur.

The post Vrasja e gjyqtarit/ Nis hetimi për Elvin Shkambin dhe dy të tjerë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: