Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, nesër niset drejt Nishit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë.

Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac.

Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë.

 

 

Konferenca për mediat e trajnerit Silvinjo do të transmetohet live në FSHF TV dhe në kanalin zyrtar të FSHF në YouTube.

The post Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, nesër niset drejt Nishit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: