Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një debat i tensionuar zhvillua mes ministres së Brendshme, Albana Koçiu, dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Ministrja Koçiu u përgjigj ashpër ndaj Nokës, duke thënë se nuk mund të intimidohej nga ai: “Nuk më intimidoni dot. Kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Je duke drejtuar me gisht, turp të kesh! Me kaq vite sa ke ti, nuk duhej të flisje kështu,” – tha Koçiu.
Nga ana tjetër, Noka e akuzoi ministren për gënjeshtra lidhur me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, duke e vënë kështu debatin në një nivel shumë të tensionuar.
Koçiu: Kush është nxitësi dhe urrejtës dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në të gjithë këtë politikë parlamentare. Meqë u dëgjova të gjithëve dhe keni merakun e njoftimit publik. U sqaroj dhe njëherë gjuha e përdorur duke më etiketuar sikur kam gënjyer dhe mashtruar. Një pjesë e juaja janë juristë dhe e dinë se nëse do të kishte përgjegjësi një polic i shtet, sot do ishte në arrest. Policia ka kryer veprimet në përputhje të plotë ligjore, i qëndroj nga mëngjesi në darkë dhe shikoni bazën ligjore, që është miratuar që në 2016, ka prodhuar sot rezultate konkrete. Nuk i pëlqen opozitës, është duke treguar përgjegjësi në çdo vendimmarrje, produkt i kësaj reforme janë ndarjet e përgjegjësisë. Përgjegjësja për vrasjen nuk jam unë, por ju me këtë gjuhë që përdorini. Është e kotë që më tregon me gisht, nuk më intimdon, unë jam një grua më detyrë dhe duke e përdorur këtë gjuhë ja ku e keni dëshminë, që kjo gjuhë e juaj ka krijuar këtë ngarkesë politike. Trup të kesh nga mëngjesi në darkë, se me kaq vite sa ke në Kuvend duhet ta kishe ndryshuar narrativen politike.
The post “Mos më drejto gishtin, turp të kesh ti”, ministrja Koçiu debaton ashpër me Nokën appeared first on GIJOTINA.
