Nderimi i diktatorit Hoxha, Peleshi: Kërkoj ndjesë për keqkuptimin! Berisha: E futët me urdhër të Ramës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kërkoi ndjesë për debatet e shkaktuara pas përfshirjes së ish-diktatorit Enver Hoxha në një listë me personalitete të shquara të historisë shqiptare, ku Hoxha figuron si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”.

Peleshi shpjegoi se bëhet fjalë vetëm për një përmendje informuese për ditëlindjen e Hoxhës, pa qëllim të lavdëronte apo të vlerësonte figurën e tij. Ai shtoi se Instituti Parlamentar do të rishikojë materialin për të shmangur keqkuptime të tjera.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të shpreh keqardhjen edhe ndjesën për keqkuptimin dhe perceptimin e krijuar pavarësisht qëllimit të thjeshtë të këtij materiali, pa pasur parasysh të mbrojë apo të vlerësojë ndonjë figurë të veçantë, aq më tepër për Enver Hoxhën i cili është përmendur vetëm për shkak të vitit të lindjes.

Teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë, por me sa rezultoi nga shërbimet përkatëse nuk është mbajtur siç duhet teksti.  Mënyra e prezantimi të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim. Ajo periudhë nuk duhet kujtuar në mënyrë të kujdesshme.”, u shpreh ai. 

Por, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi ndjesë për debatin e shkaktuar lidhur me nderimin e ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Berisha e quajti një apologji hipokrite, duke shtuar se “Enver Hoxhën e fute ti në axhendë me urdhër të Edi Ramës”.

Kryedemokrati theksoi se nuk ishte një libër i librarisë, duke shtuar se Parlamenti ka një ligj që dënon propagandën e Enver Hoxhës.

Por, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi ndjesë për debatin e shkaktuar lidhur me nderimin e ish-diktatorit, Enver Hoxha.

Berisha e quajti një apologji hipokrite, duke shtuar se “Enver Hoxhën e fute ti në axhendë me urdhër të Edi Ramës”.

Kryedemokrati theksoi se nuk ishte një libër i librarisë, duke shtuar se Parlamenti ka një ligj që dënon propagandën e Enver Hoxhës.

“Ti e hape parlamentin me një apologji hipokrite. Enver Hoxhën e fute ti me urdhër të Edi Ramës në axhendë.

Kryexhelatin e shqiptarëve, Hitlerin e shqiptaërve e futët ju. Nuk është gabim, nuk është aberracion i librarisë.

Ka një ligj ky parlament të vitit 1992, që ndalon dhe dënon propagandën komuniste për Enver Hoxhën. Ka rezolutë parlamenti. Nuk është punë biblioteke kjo.

Rezolutat e parlamentit janë të detyruara. Imagjinoni ju se çfarë do ndodhte po të futej Hitleri në Bundestag.

Ju do thoni nuk ishte Enver Hoxha në përmasat e Hitlerit. Unë u them ju këtu se në prill të vitit 1991, samiti i EDU e ka vlerësuar në deklaratën e tij Enver Hoxhën si Hitleri i pasluftës.”, u shpreh Berisha.

 

The post Nderimi i diktatorit Hoxha, Peleshi: Kërkoj ndjesë për keqkuptimin! Berisha: E futët me urdhër të Ramës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: