Sylvinho punon me goditjet standarde: asnjë i dëmtuar për sfidën ndaj Serbisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Asnjë problem i ri dhe Sylvinho të paktën mund të jetë i qetë në mbyllje të përgatitjeve në në “Shtëpinë e Futbollit” përpara ndeshjes me Serbinë. Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e trajnerit brazilian, me të gjithë futbollistët që kanë punuar me ngarkesë të plotë.

Stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë. Fokusi i teknikut Sylvinho ka qenë në goditjet standarde, duke qenë se shtatlartësia e serbëve dhe efikasiteti i tyre në luftën në ajër mund të jetë një pikë thelbësore në ndeshje.

Lexo më tej: Tërhiqet Pajaziti, por Sylvinho nuk ka vend për Mehmetin: vjen në kombëtare Gripshi

Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac. Pas konferencës së teknikut Sylvinho dhe një futbollisti, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë.

The post Sylvinho punon me goditjet standarde: asnjë i dëmtuar për sfidën ndaj Serbisë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: