Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot rreth orës 14:00 në qytetin e Vlorës, përballë tregut të Çoles, ku një punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit është dhunuar fizikisht nga persona ende të paidentifikuar.
Viktima është Kozma Kukli, 70 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sipas burimeve nga spitali dhe dëshmisë së vetë të moshuarit, dy persona janë afruar me një furgon, kanë zbritur dhe e kanë goditur brutalisht pa asnjë paralajmërim. Pamjet e publikuara tregojnë Kuklin të mbuluar me gjak dhe me plagë në kokë.
Banorët e zonës ndërhynë për të ndalur dhunën dhe njoftuan ambulancën dhe policinë. 70-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ku mjekët raportojnë se ka pësuar dëmtime të shumta në kokë dhe në syri i djathtë, i cili rrezikon humbjen e shikimit.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet, ndërkohë që policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për ngjarjen dhe autorët janë në kërkim.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për këtë akt dhune të paprecedentë ndaj një qytetari në detyrë.
The post Vlorë/ Dhunohet barbarisht 70-vjeçari punonjës i pastrimit, në gjendje të rëndë në spital appeared first on GIJOTINA.
