Apeli i Posacëm konfirmon dënimet për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarët e tij. Ja sa dënohen

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Apelit të Posacme ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm për ish-shoferin e Ardi Veliut, Sokol Idrizaj, si dhe për familjarët e tij, të cilët u dënuan disa muaj më parë nga Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Vendimi i Apelit konfirmoi dënimet e mëposhtme:

  • Agustin Mesuli, Altin Doda dhe Florian Baku u dënuan me 11 vite burg, ndërsa në gjykim të shkurtuar morën 7.5 vite.

  • Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja e tij, Elda Idrizaj, u dënuan me 8 vite burg, përkatësisht 5.7 vite në gjykim të shkurtuar.

  • Vajza e madhe e Sokol Idrizajt, Egi Idrizaj, u dënua me 7 vite burg, 4.7 vite në gjykim të shkurtuar, ku u aplikua neni 59 i Kodit Penal.

  • Vajza e vogël, Bora Idrizaj, u dënuar me 2 vite burg, duke i aplikuar gjithashtu nenin 59.

  • Vangjush Kasharra u shpall i pafajshëm për akuzën e “fshehjes së të ardhurave”.

  • Tomorr Baruti u dënua me 2 vite burg, 1.4 vite në gjykim të shkurtuar, ku u aplikua neni 59.

Me këtë vendim, Apeli i Posacëm përforcoi masat e sigurisë ndaj të pandehurve, duke i dhënë fund një prej proceseve të ndjekura me interes të lartë publik.

The post Apeli i Posacëm konfirmon dënimet për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe familjarët e tij. Ja sa dënohen appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: