Sërish tendione te Gjykata e Apelit, kërcënohet roja i sigurisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pak ditë pas vrasjes në sallën e gjyqit të gjykatësit Astrit Kalaja, një tjetër incident është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Apelit të të juridiksionit të përgjithshëm.

Një person i identifikuar si Gentian M. ka kërcënuar punonjësin e sigurisë tek hyrja e publikut në ambientet e po të njëjtës gjykatë ku Elvis Shkambi ekzekutoi Kalanë dhe plagosi dy persona të tjerë.

Jeni për tu vrarë të gjithë”, është shprehur Mali, i cili kishte një gjyq penal të vëllait të tij.

Pas kërcënimit të rojës së sigurisë, ai është shoqëruar nga policia në komisariatin nr. 1 në kryeqytet.

The post Sërish tendione te Gjykata e Apelit, kërcënohet roja i sigurisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: