Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia ka arrestuar sot një 55-vjeçar, i cili tentoi të hynte në Shqipëri ndërsa ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Ai ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit në Firence, pasi në vitin 2024 e kishte dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Gjithashtu në vitin 2007, ai kishte trafikuar lëndë narkotike, nga Holanda në Itali.
Njoftimi i policisë
Si rezultat i verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të Republikës së Shqipërisë, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi dhe ndalimin e shtetasve në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit arrestuan provizorisht, në hyrje të vendit, shtetasin Agron Lamaj alias Aglon Lamaj, 55 vjeç.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar, sepse Gjykata e Apelit e Firences, në vitin 2024, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike. Në vitin 2007, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Holanda në Itali. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, po punojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 55-vjeçarit, në Itali.
The post Tentoi të hynte në Shqipëri ndërsa ishte shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 55-vjeçari appeared first on GIJOTINA.
