Trump paralajmëron “rritje masive” tarifash ndaj Kinës pas kufizimeve mbi metalet e rralla

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Pekinit për të vendosur kontrolle të reja mbi eksportet e metaleve të rralla, duke paralajmëruar një “rritje masive” të tarifave doganore mbi mallrat kineze.

Trump e cilësoi vendimin e Kinës si një veprim “shumë armiqësor” dhe deklaroi se nuk sheh më arsye për të zhvilluar një takim me presidentin kinez Xi Jinping në Korenë e Jugut, takim që ishte planifikuar të ndodhte brenda dy javësh.

“Do të hakmerremi ekonomikisht. Një nga opsionet është një rritje e ndjeshme e tarifave mbi importet nga Kina,” – tha Trump në një deklaratë për shtypin.

Tregjet reagojnë menjëherë

Pas paralajmërimeve të Trump, tregjet financiare pësuan lëkundje. Bursa e Nju Jorkut regjistroi rënie të indekseve kryesore:

  • Dow Jones ra me -0.30%

  • Nasdaq humbi -0.86%

  • S&P 500 u ul me -0.50%

Ekspertët tregojnë se investitorët janë të shqetësuar për një ringjallje të luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.

Metale të rralla, një armë ekonomike

Kina njoftoi ditën e enjte se do të aplikojë kontrolle të reja mbi eksportet e teknologjisë që përfshin prodhimin dhe përpunimin e metaleve të rralla, të cilat janë jetike për industritë e teknologjisë së lartë, energjisë së pastër, automjeteve elektrike dhe industrinë e mbrojtjes.

Kjo lëvizje shihet nga analistët si një përgjigje strategjike ndaj presionit perëndimor, veçanërisht nga SHBA dhe BE, për të kufizuar varësinë nga zinxhirët e furnizimit të kontrolluar nga Kina.

The post Trump paralajmëron “rritje masive” tarifash ndaj Kinës pas kufizimeve mbi metalet e rralla appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: