Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, familja kërkon ndihmë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 49-vjeçar me origjinë shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë në Greqi, duke ngritur alarm tek autoritetet dhe familjarët e tij. Bëhet fjalë për Ilir Zorbajn, i cili u raportua i zhdukur në zonën Rizomylos të Ahaisë, mëngjesin e datës 6 tetor 2025.

Organizata humanitare “Buzëqeshja e Fëmijës” ka bërë publike informacionin për zhdukjen, me kërkesë të familjes së tij, pasi ekzistojnë dyshime se jeta e tij mund te jete ne rrezik.

Zhdukja e Zorbajt është raportuar më 9 tetor nga të afërmit e tij, ndërsa autoritetet greke dhe organizatat e kërkimit janë vënë në lëvizje për gjetjen e tij.

Të gjithë personat që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e Ilir Zorbajt lutet të kontaktojnë menjëherë me policinë greke apo me organizatën “Buzëqeshja e Fëmijës”.

Raportohet se shqiptari i zhdukur është 175 cm i gjatë.

The post Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, familja kërkon ndihmë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: