Akuzohet për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet efektivi në Krujë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Arrestohet nga AMP një efektiv i komisariatit të policisë Krujë.

Mësohet se bëhet fjalë për efektivin Elson Leka, i cili është arrestuar për kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas informacioneve të marra, efektivi ka qenë oficer rendi në Fushë-Krujë.

NJOFTIMI I AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. L., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Fushë – Krujë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “ Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

 

 

Arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, ku nga hetimet proaktive me metoda speciale dyshohet se pununonjësi i policisë në bashkëpunim me vëllain e tij Ç. L., (i shpallur në kërkim), rreth orës 11:30 kanë qenë të pranishëm në një zonë pyjore në Njësinë Administrative Cudhi, Krujë, ku janë konstatuar parcela me 65 bimë narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva”. Pasi kanë konstatuar praninë e policisë janë larguar për ti shpëtuar kapjes.

Nga kontrolli fizik iu gjetën dy armë zjarri tip pistoletë të markës “TT” dhe një sasi fishekë. Gjatë kontrollit të banesës gjithashtu u gjet një sasi tjetër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

The post Akuzohet për kultivim droge dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet efektivi në Krujë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: