Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Shqipëria mposht 0-1 Serbinë dhe arrin Play Off, mes emocioneve dhe entuziazmit lojtarët flasin pas ndeshjes.
Emocione të forta për Juljan Shehun: “Një ditë që nuk do ta harroj kurrë”
Mesfushori i Kombëtares, Juljan Shehu, pas triumfit historik që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Serbisë u shpreh:
“Emocionet janë të papërkueshme. Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime. I falenderoj të gjithë pafund, që më bënë këtë ditë të mundur. Bëmë krenarë gjithë shqiptarinë.
Motivi ishte maksimal, e dinim që ishte ndeshje jetë a vdekje. Dhamë maksimumin, që kjo ditë të vinte. Është dita jonë, që të festojmë dhe ta shijojmë këtë moment.
Rrugëtimi im, që nga Kastrioti deri sot, nuk ka qenë i lehtë. Pata dëmtim që më la mbrapa. Jam i lumtur që jam në këto momente. Përherë puna shpërblehet, jam i lumtur që kam arritur këtu sot.
Shehu feston golin e Manajt: “Kjo është dita ime më e bukur”

“Më në fund ia dolëm, dita më e lumtur e jetës sime. Falenderoj gjithë shqiptarët për mbështetjen, e gjithë shqiptaria të festojë. Jam shumë i lumtur që ndihmoj ekipin, nuk jam sulmues të ndihmoj me gola, por jam maksimumin për topat e dytë. Jam përherë aty ku ekipi ka nevojë.
Gjithë Shqipëria falenderon Manajn, e vendosëm në presion me penalltinë, por sot e tregoi veten”, u shpreh Shehu për “Klan TV”.
Hysaj: Ja çfarë iu thashë lojtarëve para ndeshjes, me tone të ndryshme

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, u shfaq tepër i lumtur pas triumfit 0-1 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Serbisë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, shkodrani deklaroi:
“Ndeshja më në fund u fitua, 11 vjet për të fituar këtë ndeshje. Kemi gabuar 2 ndeshje, për të cilat mund të ishim duke festuar edhe më shumë. Mos harrojmë që kemi edhe 2 ndeshje të rëndësishme përpara. Gjithë festimi tregon që jemi një grup fantastik. Kemi pasur vështirësi në fillim, por ja që po ia dalim, shpresoj të vazhdojmë kështu. Sulmuesat tanë po shënojnë gola të rëndësishëm.
Unë nuk dal kurrë për të parë fushën, sot dola, iu thashë lojtarëve, që sot është qetë, duket sikur luajmë në Shqipëri, tifozët do të ndizën më vonë dhe kështu u bë.
Uzuni me zemër në fushë: “Jap jetën për Shqipërinë” – momenti spontan në intervistë

Myrto Uzuni ka qenë shumë entuziast pas fitores 1-0 të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac.
“Kur thërritesh në ekip jep gjithçka në fushën e lojës. Isha i gatshëm, prisja momentin, për këtë komb jam gati të jap çdo gjë, edhe të vdes në fushë madje.
Unë jam i gatshëm, luaj aty e sakrifikoj për ekipin. Nuk më intereson edhe nëse luan si mbrojtës i majtë. E kisha një kundërshtar të fortë si Pavloviç, duhet të mbroja e ndihmoja Hysajn. Ishte fitore e madhe, ka bërë një punë të madhe trajneri e stafi e jam i lumtur që hymë në histori.
Unë thjesht jam i përgatitur, studiova kundërshtarët duke i parë në video personale, unë jetoj për këtë, i dedikoj kohën futbollit. Dhe a jemi lajv?
Asllani flet pas ndeshjes: Ishte më mirë që goditjen e mori Manaj – ja pse

“Ishim të karikuar se e dinim që na duhej vetëm fitorja, të vinim e luanim për tre pikë. E bëmë, ishim të lumtur për ne, gjithë shqiptarët, ekipin tonë. Besoj se për ne është dita më e bukur në kombëtare se nuk kemi qenë me Serbinë për 2016 dhe ka qenë një ndeshje e fituar me zemër kështu.
Ne kur kemi goditjet nga larg, gjithmonë e hedhim topin te shtylla e dytë për Gjimshitin, ishin Ajeti e Manaj. Më mirë që e gjuajti Manaj në fund se ka më cilësi, jemi të lumtur se bëri gol Rei se atje humbi penallti.
Për mua ishte një ndeshje shumë e vështirë, pak e vështirë me top se na mbanin një kundër një, sidomos në pjesën e parë se të dytën ishim më të lirë. Jam i lumtur, sot nuk shoh Asllanin apo dikë tjetër, sot janë tre pikë dhe të gjithë shqiptarët janë të lumtur me këtë gjë.
Pas ndeshjes, bashkëshortja serbe e uron Gjimshitin – “Me Ajetin kemi lidhje të vjetër, luftuam deri në fund”

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, foli pas suksesit madhështor që kuqezinjtë arritën në transfertë ndaj Serbisë.
“Emocionet para ndeshjes kanë qenë të shumta. Kam bërë eksperiencë në jëtën e futbollit, di si të përballoj presionin. Unë e kam shumë afër nga shtëpia e gjyshërve. Akoma nuk e kemi realizuar ëndrrën siç duhet, emocionet janë të mëdha. Nga e gjithë bota na kanë ndjekur sot, i kemi bërë të lumtur.
Duhet të kesh kualitet për të luajtur në këto nivele. Unë e njoh Ajetin që 15-vjeç, kemi luajtur edhe te Zvicra. Vendosëm të dy të luanim për Shqipërinë, më shumë se 10 vite që po luajmë bashkë këtu. Gjithë ekipi ka meritë, të gjithë luftuam, dhamë gjithçka në fushë. Ishte arritje e madhe.
Urimi i parë ishte i bashkëshortes dhe familjes. Kishte shumë mesazhe, nuk i kam hapur të gjitha, më të rëndësishmit janë familja, prindërit, gruaja. Ka shumë mesazhe.
The post Shqipëria mposht 0-1 Serbinë, flasin lojtarët appeared first on Lapsi.al.
