Supergol i Manajt, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Serbisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rey Manaj ka shënuar golin e parë dhe të vetëm për Shqipërinë ndaj Serbisë në minutën e fundit të pjesës së parë.

Kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Botërorit 2026.

Kuqezinjtë duan të ruajnë vendin e dytë në grup dhe një rezultat pozitiv do ta afronte më shumë ekipin e drejtuar nga Silvinjo me sigurimin e play-off të turneut.

Trajneri ka bërë zgjedhjet e tij për këtë sfidë duke i dhënë fund dilemave për repartin e avancuar, ku treshja që do të ketë si detyrë kryesore të rrezikojë portën kundërshtarë do të përbëhet nga Broja dhe Uzuni nga krahët me Manajn në qendër.

 

The post Supergol i Manajt, Shqipëria kalon në avantazh ndaj Serbisë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: