Botëror 2026/ Eliminohet Greqia, Kroacia dhe Polonia bëjnë detyrën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

U luajtën mbrëmjen e sotme 4 duelet e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, që prodhuan në total 10 gola. Vëmendja ishte te dueli Danimarkë-Greqi, që u fitua nga vendasit me shifrat 3 ne 1, teksa kombëtarja helene është skualifikuar edhe matematikisht.

Në duelet e tjera, Kroacia bëri detyrën ndaj modestëve të Gjibraltar, duke triumfuar me rezultatin 3-0, fitore të artë arriti edhe Polonia në transfertë ndaj Lituanisë, ndërkohë që Rumania shtangu Austrinë me shifrat 1 me 0, duke rritur ndjeshëm shanset për një surprizë të mundshme ne grupin H.

GRUPI C

Danimarkë-Greqi 3-1
21′ Hojlund, 40′ Andersen, 41′ Damsgard / Tzolis 63′

GRUPI G

Lituani-Poloni 0-2
15′ Szimanski, 64′ Levandovski

GRUPI H

Rumani-Austri 1-0                                                                                                                                                90+5′ Ghita    

GRUPI L

Kroaci-Gjibraltar 3-0
30′ Fruk, 78′ Suçiç, 90+6′ Erliç

The post Botëror 2026/ Eliminohet Greqia, Kroacia dhe Polonia bëjnë detyrën appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: