(FOTOLAJM) Reni Manaj përjetësohet në Mitrovicë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Rey Manaj është kthyer në simbolin e krenarisë kombëtare pas golit historik që i dha Shqipërisë fitoren 1–0 ndaj Serbisë në Leskovc, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Manaj,

Në Mitrovicë, në shenjë falënderimi dhe respekti, është realizuar një mural e dedikuar Rey Manajt.

Sulmuesi nga Lushnja u bë heroi i mbrëmjes me një goditje të jashtëzakonshme që vulosi një nga fitoret më të rëndësishme. Pas këtij suksesi, emocionet dhe entuziazmi i tifozëve kuqezi kanë qenë të jashtëzakonshme.

Në muralin e krijuar në Mitrovicë, Manaj paraqitet duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare pas golit në stadiumin e Leskovcit, moment që elektrizoi gjithë kombin shqiptar.

The post (FOTOLAJM) Reni Manaj përjetësohet në Mitrovicë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: