Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Fitorja e Kombëtares 0-1 në Serbi kishte si protagonist edhe Thomas Strakoshën. Portieri i Shqipërisë ishte më i mirë në fushë, teksa faqja e specializuar “Sofa Score” e ka vlerësuar me notën 8,4. Diçka e tillë e ka futur atë në formacionin më të mirë të javës sipas paraqitjes.
Në mbrojtje bie në sy Christensen, teksa Kimmich në mesin e fushës. Sulmi përbëhet nga emra si Gakpo, Mbappe dhe Arnautovic. Forma e mirë e Strakoshës i ka dhënë atij vendin mes shtyllave të Kombëtares, ndërsa vlerësimi për të nuk mungon.

The post Shqipëria fiton, Strakosha shkëlqen – futet në 11-shen më të mirë të javës në Europë appeared first on GIJOTINA.
