Vlorë / Vetëgjyqësi në Lungomare, 39-vjeçari kanos ndërtuesin me leje ndërtimi – procedohet penalisht

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një rast vetëgjyqësie është regjistruar së fundmi në qytetin e Vlorës, ku një 39-vjeçar ka tentuar të marrë “drejtësinë në dorë” duke penguar me forcë një ndërtues që dispononte dokumentacion të rregullt ligjor.

Policia bën me dije se shtetasi K. B., 39 vjeç, banues në Vlorë, është proceduar penalisht pasi ka kanosur dhe penguar një të ri, shtetasin E. K., 30 vjeç, gjatë punimeve në zonën e Lungomares, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Sipas autoriteteve, 30-vjeçari ishte duke punuar në një hapësirë ku kishte marrë leje ndërtimi, por është ndaluar në mënyrë të paligjshme nga 39-vjeçari, i cili ka vepruar përmes vetëgjyqësisë, duke mos respektuar procesin ligjor.

Policia ka ndërhyrë menjëherë pas raportimit të rastit dhe ka nisur procedimin penal ndaj shtetasit K. B. për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme hetimore.

The post Vlorë / Vetëgjyqësi në Lungomare, 39-vjeçari kanos ndërtuesin me leje ndërtimi – procedohet penalisht appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: