Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
I morën me dhunë një 27-vjeçari, në rrugë, një shumë parash dhe 3 celularë, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetasi i kishin vjedhur me dhunë, një shumë parash, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i veprimeve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Road”, u lokalizuan në një banesë të braktisur, u kapën dhe u vunë në pranga 2 autorët e dyshuar të rastit, shtetasit F. S., 26 vjeç, dhe G. Sh., 30 vjeç, banues në Vorë.
Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. P., 24 vjeçe, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
gijotina.com/
The post Arrestohen dy “skifterë” në Vlorë, e pëson edhe shoqja e tyre pse nuk kallëzoi appeared first on GIJOTINA.
