Atentati ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet nga Dubai, Dritan Shkëmbi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, njofton Policia e Shtetit.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Vjedhja”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Shkëmbi akuzohet si pjesëmarrës në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.

The post Atentati ndaj Arjan Ndojës, ekstradohet nga Dubai, Dritan Shkëmbi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: