Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Në Turqi tashmë po e bëjnë fakt të kryer. Mohamed Salah në merkaton e janarit do të transferohet në Turqi.
Galatasaray po punon shumë që tani për të përgatitur një ofertë dhe një lëvizje shumë surprizuese në merkaton e ardhshme. Dhe në shënjestrën e tyre padiksutim është lideri i Liverpool.
33-vjeçari siç dihet është një nga futbollistët më të suksesshëm të anglezve, pasi ka shënuar mbi 180 gola në Premier League, si dhe ka fituar një sërë trofesh, ku gjithçka kulmon edhe me Champions League.
Kontrata aktuale e Salah me “The Reds” përfundon në verën e vitit 2027, ndërsa nga Transfermarkt vlerësohet me 50 milionë euro.
The post Në Turqi e bëjnë fakt të kryer, ylli i Liverpool në janar transferohet te Galatasaray appeared first on GIJOTINA.
