Shqiptari 23-vjeçar kapet në Itali me kokainë, ja ku e mbante fshehur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Karabinierët në qytetin Terni, Itali, arrestuan një 23-vjeçar shqiptar, i përfshirë në trafik dhe shpërndarje të kokainës. I riu, pa precedentë penalë, ishte në vend me vizë turistike dhe u ndalua gjatë drejtimit të një makine me qira në rrugën Via Campomiciolo.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dy doza kokaine në paketë cigaresh dhe çelësin e një apartamenti në Terni. Në banesë u sekuestruan edhe 21 doza të tjera, të fshehura në një kavanoz nën dyshek, si dhe një “gur” kokaine prej 71 gramësh të mbështjellë në një paketë orizi.

Sasia totale e drogës, mbi 84 gramë, u sekuestrua, ndërsa shqiptari mbetet në paraburgim. Gjykata ka vendosur që ai të mos kthehet në Itali për tre vitet në vijim.

The post Shqiptari 23-vjeçar kapet në Itali me kokainë, ja ku e mbante fshehur appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: