Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia ka proceduar penalisht një 31-vjeçar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ju gjetën 13 200 euro të padeklaruara.
Sipas autoriteteve, autori H.J akuzohet për “Mosdeklarimin në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
The post Tentoi të nxirrte nga Shqipëria 13 200 euro, procedohet penalisht 31-vjeçari appeared first on Lapsi.al.
