Zjarri përfshin zonën e Kunes në Shëngjin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një vatër zjarri është shfaqur paraditen e kësaj të mërkure në zonën e Kunes, në Shëngjin. Flakët dyshohet se kanë rënë në pjesën e lagunës dhe për shkak të erës së fortë janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Banorët e zonës kanë raportuar tym të dendur që shihet nga distanca, ndërkohë që pritet ndërhyrja e plotë e forcave zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll.

The post Zjarri përfshin zonën e Kunes në Shëngjin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: