Durrës, hapet konkursi për kampusin e ri universitar “Aleksandër Moisiu”,23.6 milionë lekë për projektin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Konkurs për projektimin e kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Këshilli i Ministrave ka ngarkuar Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit si organ qendror blerës për realizimin e konkursit të projektimit për projekt-idetë e zhvillimit të kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Fondi prej 23.6 milionë lekësh do të mbulohet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit për vitin 2025.

V E N D I M
PËR

NGARKIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË PLANIFIKIMIT  TË TERRITORIT, SI ORGAN QENDROR BLERËS, PËR REALIZIMIN E KONKURSIT TË PROJEKTIMIT PËR PROJEKTIDETË   E ZHVILLIMIT TË KAMPUSIT UNIVERSITAR    “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 53, të    ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, si organ qendror blerës, për realizimin e konkursit të projektimit për projektidetë e zhvillimit të kampusit universitar “Aleksandër Moisiu” Durrës.

2. Efektet financiare prej 23 665 000 (njëzet e tre milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë) lekësh përballohen nga buxheti i Ministrisë së Arsimit, miratuar për vitin 2025.

3. Ngarkohen Ministria  e  Arsimit, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

The post Durrës, hapet konkursi për kampusin e ri universitar “Aleksandër Moisiu”,23.6 milionë lekë për projektin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: