Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident me dy të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë.
Automjeti tip Mercedes Bens me targë AB848UI me drejtues Denis Metaj, 37 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është goditur me murin mbrojtës të rrugës.
Si pasojë e goditjes, drejtuesi Denis Metaj ka marrë plagë në fytyrë nga xhami i makinës dhe pasagjeri i identifikuar Hati Rakipaj, 21 vjeç, ka frakturë në këmbë.
Dy të plagosurit u transportuan menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës për ndihmë mjekësore.
The post Aksident me dy të plagosur në tunelin e Skërficës appeared first on GIJOTINA.
