Rrahu policin bashkiak, portieri i Tërbunit merr ndëshkim të rëndë nga Komisioni i Disiplinës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka pezulluar me një vit portierin e Tërbunit, Brajan Marku.

Marku dhunoi një punonjës të Policisë Bashkiake të Kukësit, në fundin e sfidës së Kupës, mes Kukësit dhe Tërbunit.Për këtë rast, ai u arrestua nga policia këtë mesjavë.

Ky episod nuk i shkon aspak përshtat lojës më të ndjekur, ndërsa kthen futbollin shpiptar shumë vite mbrapa.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës:

Lojtari i KF Tërbuni, Brajan Marku, për sjellje të dhunshme që cënon reputacionin e sportit të futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj, në bazë të neneve 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.

gijotina.com/

The post Rrahu policin bashkiak, portieri i Tërbunit merr ndëshkim të rëndë nga Komisioni i Disiplinës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: