Krim i rëndë në Prizren, burri tenton të vrasë me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një krim i rëndë në familje është regjistruar pak pas mesnatës të së enjtes në qytetin e Prizrenit.

Policia bën me dije se në rrugën “Rexhep Kabashi” kanë gjetur një grua dhe vajzën e saj, me plagë të shkaktuara nga goditjet me mjet të mprehtë dhe gjakderdhje.

Mësohet se vajza e mitur është gjetur nga efektivët në katin e fundit të banesës, ndërsa të dyja të plagosurat janë në gjendje të rëndë.

Ekspertët e Kriminalistikës kanë vënë në pranga kryefamiljarin si autorin e dyshuar të ngjarjes.

The post Krim i rëndë në Prizren, burri tenton të vrasë me thikë gruan dhe vajzën e mitur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: