Manastirliu tregon pse mungoi Rama në marshimin për UÇK

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në protestën në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që u zhvillua në kryeqytet.

Në një prononcim për A2CNN, Manastirliu tha: “Jam këtu si qytetare e Tiranës. Të gjithë këtu jemi për një qëllim, “Liria ka një emër” dhe është Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.

Kur u pyet se pse kryeministri Edi Rama nuk ndodhet sot në protestë, Manastirliu u përgjigj:

“Pjesëmarrja në tubim, siç e ka thënë edhe kryeministri, është e lirë. Unë kam edhe një lidhje me Kosovën, gjyshja nga babai është gjakovare, kështu që kam vlerësuar që të jem këtu”.

The post Manastirliu tregon pse mungoi Rama në marshimin për UÇK appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: