Një person vetëvritet me armë në poligonin pranë stadiumit “Air Albania”

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një poligon qitjeje në Tiranë pranë stadiumit “Air Albania” ku një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë zjarri.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se shtetasi ka kryer vetëvrasje brenda ambienteve të poligonit.

Ende nuk janë bërë publike të dhënat e identitetit të viktimës.

Policia po punon për të sqaruar motivet e mundshme të ngjarjes dhe për të verifikuar nëse arma ishte personale apo e poligonit.

The post Një person vetëvritet me armë në poligonin pranë stadiumit “Air Albania” appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: