Rikthehet “Abissnet Superiore”, ja pesë sfidat e javës së 7-të

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet këtë fundjavë, me ndeshjet e javës së 7-të që do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Bylis–Vllaznia është sfida hapëse e javës së 7-të, që do të luhet në stadiumin “Adush Muça” në ora 14:00. Në dy takimet e tjera të së shtunës, Tirana do të presë Teutën në “Air Albania” ndërsa Egnatia do të përballet me Dinamo City-n në “Arena Egnatia”. Të dyja ndeshjet do të luhen në ora 17:00.

Të dielën do të luhen dy sfidat e fundit të kësaj jave, në ora 17:00. Elbasani do të luajë kundër Vorës në “Elbasan Arena”, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Vlorës, ku do të përballet me Flamurtarin.

Java 7

Bylis – Vllaznia  18.10.2025 14:00

Tirana – Teuta  18.10.2025 17:00

Egnatia – Dinamo City 18.10.2025 17:00

AF Elbasani – FK Vora 19.10.2025 17:00

Flamurtari – Partizani 19.10.2025 17:00

Renditja

Nr. Skuadra P NL F B H GSh GP DG PP
1 Vllaznia 13 6 4 1 1 11 5 6 0
2 Egnatia 13 6 4 1 1 7 4 3 0
3 AF Elbasani 11 6 3 2 1 4 2 2 0
4 Dinamo City 10 6 3 1 2 7 4 3 0
5 Teuta 10 6 2 4 0 4 2 2 0
6 FK Vora 7 6 2 1 3 5 6 -1 0
7 Bylis 6 6 1 3 2 6 6 0 0
8 Tirana 5 6 1 2 3 6 8 -2 0
9 Partizani 4 6 1 1 4 3 11 -8 0
10 Flamurtari 2 6 0 2 4 5 10 -5 0

The post Rikthehet “Abissnet Superiore”, ja pesë sfidat e javës së 7-të appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: