Barcelona mund Gironën në sekondat e fundit dhe merr kreun në La Liga

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Barcelona është rikthyer te fitoret pas dy humbjesh radhazi, duke mposhtur Gironën me rezultatin dramatik 2-1 në “Montjuïc”.

Skuadra e Hansi Flick arriti të sigurojë tre pikë të arta falë një goli në minutat shtesë nga Ronald Araujo, pas një asisti të Frenkie de Jong.

Katalanasit e nisën mirë ndeshjen me Pedrin, që kaloi Barcelonën në avantazh në minutën e 13-të pas një kombinimi me Lamine Yamal, por Girona reagoi shpejt me Witsel, që barazoi në të 20-tën.

Në pjesën e dytë, pavarësisht dominimit të Barcelonës me 68% zotërim topi dhe 27 goditje drejt portës, goli i fitores erdhi vetëm në sekondat e fundit.

Me këtë fitore, Barça ngjitet përkohësisht në vendin e parë të renditjes, duke i dhënë fund serisë negative dhe duke rikthyer entuziazmin te tifozët blaugrana.

gijotina.com/

The post Barcelona mund Gironën në sekondat e fundit dhe merr kreun në La Liga appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: