Ekzekutoi biznesmenin italian/ Gjykata cakton ‘burg pa afat’ për autorin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës ka caktuar ‘burg pa afat’ për Kamber Sulçen, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Eduardo Sarchi. Fillimisht prokurorja e çështjes Blerina Musabelli ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetdorëzimin e autorit.

Më pas avokati i Sulçes, Arsenal Zotaj ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetdorëzimit të klientit të vet para 3 ditësh çka është një rrethanë lehtësuese e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës. Pas dhënies së vendimit në fjale, avokati i të pandehurit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në kryeqytet. Ndërsa vetë Sulçaj nuk ka folur gjithë seancës së vlerësimit të masës së arrestit.

The post Ekzekutoi biznesmenin italian/ Gjykata cakton ‘burg pa afat’ për autorin appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: