Zjarr në Maliq/ Një e vdekur dhe dy të plagosura

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zjarr përfshiu një shtëpi në Maliq, ku nëna dhe dy vajzat morën plagë të rënda. Sipas policisë, nëna që u transportuar drejt spitalit të Korçës për shkak të zjarrit në banesë e saj ka ndërruar jetën. Ende nuk dihen rrethanat e këtij zjarri.

Por thuhet se viktima ka ndërruar jetën, nga asfiksimi nga tymi. Në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur dy fëmijët e viktimës.

Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe po neutralizojnë flakët në banesë.

Informacion paraprak:

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

The post Zjarr në Maliq/ Një e vdekur dhe dy të plagosura appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: