Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, “Benz”-i shpërthen në flakë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë automobilistik është shënuar pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Pogradec–Korçë, në zonën e Qafë Plloçës.

Sipas të dhënave paraprake, dy automjete janë përplasur “kokë më kokë”, dhe si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve, një “Benz” me benzinë, ka shpërthyer në flakë.

Fatmirësisht, nuk ka pasur viktima apo të lënduar rëndë. Drejtuesi i mjetit “Benz” ka arritur të dalë në kohë nga automjeti, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikëses, të cilat kanë shuar flakët, ndërsa mjeti është djegur thuajse plotësisht. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  

The post Aksident në Qafë Plloçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, “Benz”-i shpërthen në flakë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: