Champions League/ Barcelona shkatërron Olympiacos, qipriotët e Pafos barazojnë në Kazakistan

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

 

 

Barcelona nuk has aspak vështirësi në ndeshjen e 3-të të fazës së ligës, teksa triumfoi 6-1 në shtëpi ndaj Olympiacos. Katalanasit zgjidhën sfidën që në pjesën e parë, pas dopietës së Fermin Lopez.

El Kaaby ngushtoi shifrat në fillimin e pjesës s dytë me anë të një penalltie, por dalja me të kuq e Hezze komplikoi në maksimum llogaritë për grekët.

“Vulën” e tij në këtë takim e la dhe Yamal, i cili përktheu në gol një 11-metërsh. Pak më vonë “tundi rrjetën” dy herë edhe Rashford, sakaq Lopez kompletoi Hattrickun.

Në Kazakistan, debutuesit e Kairat Almaty barazuan pa gola ndaj qipriotëve të Pafos, edhe pse këta të fundit luajtën shumicën e kohës me një lojtar më pak.

The post Champions League/ Barcelona shkatërron Olympiacos, qipriotët e Pafos barazojnë në Kazakistan appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: