Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mesditën e sotme Tom Doshi, një ndër politikanet dhe biznesmenët më të përfolur në vend është paraqitur në SPAK. Ende nuk dihet arsyeja e kësaj paraqitjeje, por Tom Doshi është përfolur gjatë që pas shpalljes non grata nga SHBA, një akt pas të cilit ai ruajti distancë publike me Ramën dhe Partinë Socialiste.
Në zgjedhjet e fundit ai fitoi 3 deputetë me PSD por disa prej kandidaturave në veri të vendit patën probleme me hetimet e SPAK për krimet zgjedhore. Tashmë që Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate dhe nuk ka nevoje për aleancën e Doshit, bazat e PSD janë lëkundur, ndërsa mbetet për t’u parë arsyeja e thirrjes së tij në SPAK.
The post FOTO&VIDEO/ Tom Doshi paraqitet në zyrat e SPAK appeared first on Lapsi.al.
