I dënuar për vjedhje, arrestohet 50-vjeçari në Hanin e Hotit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia ka arrestuar një 50-vjeçarin Tom Nikjan në Hanin e Hotit, pasi është dënuar me 9 muaj burg nga Gjykata.
Sipas burimeve, 50-vjeçari është dënuar me akuzën për vjedhje. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim T. N., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Tiranë.

The post I dënuar për vjedhje, arrestohet 50-vjeçari në Hanin e Hotit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: