Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Në orët e mesditës reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 10m/s.
Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon pritet i forcës 2-3 ballë.
The post Parashikimi i motit për ditën e martë appeared first on Lapsi.al.
