Te Bayern nuk kanë më dyshime, klubi gjerman vendos për Vincent Kompany

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Bayern Munich dhe Vincent Kompany kanë rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2029. Kontrata e mëparshme e trajnerit ishte deri në verën e vitit 2027.

Palët kështu kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe për disa sezone të tjera. Paraqitjet pozitive dhe arritjet e ekipit nën drejtimin e Kompany kanë bindur drejtuesit për t’i zgjatur kontratën.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi bavarez nëpërmjet një njoftimi zyrtar. Siç dihet 39-vjeçari mori drejtimin e gjermanëve në korrik të 2024, teksa në sezonin e tij të parë si bavarez ia doli të fitonte titullin kamopion dhe Superkupën e Gjermanisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FC Bayern (@fcbayern)

The post Te Bayern nuk kanë më dyshime, klubi gjerman vendos për Vincent Kompany appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: