Tronditëse në Greqi, 18-vjeçari mbyt nënën e tij me peshqir

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Trikala, ku një 18-vjeçar dyshohet se mbyt nënën e tij me një peshqir. Sipas mediave greke, djali kishte grindje të shpeshta me të ëmën, të cilat dyshohet se çuan në kryerjen e krimit.

Ngjarja ndodhi në zonën e Flamoulit. Sipas raportimeve, 54-vjeçarja po shikonte televizor kur djali i saj, pa paralajmërim, mori një peshqir nga banjoja dhe e mbështolli rreth qafës, duke e çuar në vdekje.

Pas krimit, i riu telefonoi vetë policinë dhe pranoi veprën e kryer: “Ejani të më arrestoni,” tha ai. Policia mbërriti menjëherë, gjeti gruan të vdekur dhe e arrestoi të birin.

Sipas mediave greke, 18-vjeçari deklaroi:

“Gjithmonë kam dashur ta vras nënën time, sepse ajo nuk më kushtoi vëmendje, debatonte me mua dhe kishte shumë lidhje.”

The post Tronditëse në Greqi, 18-vjeçari mbyt nënën e tij me peshqir appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: